Visar Ymeri paturpësisht e pranon se partia e tij e shkeli ligjin ditën e zgjedhjeve

  • 21 November 2017 - 14:41
Visar Ymeri paturpësisht e pranon se partia e tij e shkeli ligjin ditën e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media, tha se të dielën qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre, duke ia mundësuar kësaj partie t'i qeverisë tri komuna që kanë buxhet mbi 100 milionë euro.

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se partia e tij ka bërë bartjen e votuesve, por kjo, sipas tij, është krejt normale.

Ymeri ka treguar se Vetëvendosja ka lista të atyre votuesve që nuk kanë mundësi transporti për të votuar, prandaj kërkojnë nga partia që t’ia mundësojnë shkuarjen në vendin e votimit ditën e zgjedhjeve.

“Votuesit që kanë treguar se kanë nevojë për transport, ne iu kemi ofruar transport. Ne ua lehtësojmë qytetarëve votimin”, ka thënë Ymeri.

Krejt kjo, sipas kryetarit të VV-së është inkurajuese për qytetarët, përderisa shteti i dekurajon duke ua vendosur vendin e votimit larg vendbanimit.

Kur Ymeri dhe Dardan Sejdiu pyeten nga një gazetarët nëse bartja e votuesve ka ndodhur edhe më parë nga Vetëvendosja, ata marrin shembull misionin e OSBE-së, duke thënë se edhe ata kanë bërë bartje të votuesve.

(Kosova Sot)