Dallaveret e Vetëvendosjes në Prishtinë, LDK-ja mban sot konferencë për media

  • 21 November 2017 - 14:46
Dallaveret e Vetëvendosjes në Prishtinë, LDK-ja mban sot konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në selinë e saj qendrore.

LDK-ja ka ftuar mediet për të ndjekur konferencën e sotme të kësaj partie prej orës 14:30.

Kjo parti gjatë ditës së djeshme reagoi për manipulime të votave nga Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet ku pasi KQZ-ja përmirësoi disa gabime në numërime, diferenca mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit u ngushtua e më shumë.

Pritet që në konferencë zyrtarë të LDK-së të flasin për procesin zgjedhor në tërësi e veçmas për Prishtinën.

 (Kosova Sot)