Daka: Të ndiqet LIVE numërimi i votave me kusht

  • 21 November 2017 - 14:45
Daka: Të ndiqet LIVE numërimi i votave me kusht

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sugjeruar gjithë mediat në vend që të ndjekin LIVE numrin e votave me kusht për disa komuna.

“I bëj thirrje të gjitha mediave kur të bëhet numërimi me kusht i këtyre komunave ku rezultatet janë të ngushta, të jenë prezent që të jetë sa më transparent dhe i hapur ky numërim”, ka thënë ajo.

Po ashtu, edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj, ka propozuar të njëjtën ide.

“I ftoj mediat të jenë prezent kur të bëhet numërimi i votave. Sidomos për tri komunat për të cilat është interesi më i madh”, është shprehur ai.

Ndryshe, komunat në të cilat pritet të numërohen votat me kusht janë Prishtina, Prizreni, Istogu si dhe Dragashi, ku kandidatët kanë shumë pak diferencë në vota.

(Kosova Sot)