Tahiri ka udhëtuar me Audi A8 në Itali, dyshohet se makinën ia sollën për “shërbim” Habilajt

  • 21 November 2017 - 17:49
Tahiri ka udhëtuar me Audi A8 në Itali, dyshohet se makinën ia sollën për “shërbim” Habilajt

Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Abc News ka arritur të mësojë se nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht dosja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.

Ky hetim po zhvillohet në  dy anët e Adriatikut ku më herët Gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekurave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Kaçorrit. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.

Gjithashtu, në dokumentat të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve. ABC Neës ka arritur të sigurojë nga përgjimet e kryera se zyrtarisht deputiti Tahiri kishte udhëtuar gjashtë herë jashtë vendit me Audin A8. Burime konfidenciale pohojnë se rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.

Nga përgjimet rezulton se deputeti kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave. Me përfshirjen e 40 persoanve nën hetim nga pala italiane dhe ajo shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në sitë, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta Prokurori kishtë kërkuar leje nga Këshilli i Mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër. 

(Kosova Sot)