Bill Clinton ballafaqohet me akuza të reja për keqtrajtim seksual

  • 21 November 2017 - 19:49
Bill Clinton ballafaqohet me akuza të reja për keqtrajtim seksual

Bill Clinton është duke u ballafaquar me akuza të reja, shpërthyese, për keqtrajtim seksual nga katër gra, bëjnë me dije burime të larta të Partisë Demokratike dhe një zyrtar, i cili ka shërbyer si në administratën Clinton, po ashtu edhe në atë Obama. Akuzat e reja kundër ish-presidentit, tani 71- vjeçar, kanë të bëjnë me periudhën pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, në vitin 2001. Avokatët, që përfaqësojnë të katër gratë e përmendura, e kanë njoftuar ish- presidentin Clinton se janë duke përgatitur katër padi të ndara kundër tij. Avokatët kanë kërkuar shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të heshtjes nga ana e klientëve të tyre. Një pjesëtar i ekipit ligjor të Clintonit ka konfirmuar ekzistimin e akuzave të reja. Në fund të viteve 1990, Bill Clinton kishte paguar 850,000 dollarë për ta 'mbyllur' një rast të padisë për keqtrajtim seksual, të ngritur nga Paula Jones, ish- punëtore shtetërore nga Arkanzasi.

Ringjallja e debatit

Negociatat rreth padive të reja thuhet të kenë arritur një etapë kritike. Nëse ato dështojnë, atëherë të katër gratë janë të gatshme që të dalin publikisht me akuzat e tyre, duke e bërë kështu ish- presidentin Clinton personin më të fundit dhe më të njohur, në vazhdën e listës së gjatë të meshkujve, që fillon nga Harvey Weinstein e shkon deri te Kevin Spacey, të cilët kohëve të fundit janë akuzuar për sulme seksuale. Akuzat e reja kanë të bëjnë me incidentet që kanë ndodhur më shumë se 10 vjet më parë, në fillim të viteve 2000, kur Clinton ishte angazhuar nga Ron Burkle, investitori miliarder plejboj, që të punonte në kompanitë e tij 'Yucaipa'. Clinton i ndihmonte Burkle-it që ta zhvillonte biznesin dhe fluturonte anekënd botës bashkë me femra të reja e të bukura, në avionin privat të Burkle'it, i cili filloi që të quhej 'Air Fuck One'. Të katër gratë, të cilat ende nuk e kanë bërë publik identitetin e tyre, mbanin poste të nivelit të ultë në organizatën 'Burkle' derisa ishin në fund të adoleshencës dhe ato thonë se ishin sulmuar seksualisht nga ishpresidenti. Nuk ka asnjë dëshmi që Burkle ishte në dijeni rreth këtyre veprimeve të Clintonit. Akuzat e reja kanë të ngjarë që ta ringjallin debatin rreth asaj pse demokratët kishin mbrojtur Clintonin gjatë skandalit me Monica Lewinskyn dhe pse liberalët dhe feministët kishin injoruar akuzat e besueshme për keqtrajtim seksual kundër presidentit të 42-të, jo vetëm nga Paula Jones, por edhe nga Juanita Broaddrick, Kathleen Willey, dhe të tjera. Një zyrtar i Partisë Demokratike thotë se Clinton është shqetësuar shumë nga kjo çështje dhe shpreson që ekipi i tij ligjor do të arrijë që të mos i lejojë këto gra të ngenë padi kundër tij.

Hillary Clinton është e zemëruar me burrin e saj

Ky burim bën me dije që Hillary Clinton është e zemëruar me burrin e saj, për shkak të këtyre akuzave për skandale seksuale. Thuhet që Hillary u tregua e gatshme që të angazhonte detektivë privatë, për të nxjerrë në shesh të palarat e këtyre katër grave, por avokatët e Bill Clintonit e kanë bindur atë që të mos përzihet. Burimi i njëjtë bën me dije se Hillary Clinton dëshiron që të mbahet mend si një lidere e rezistencës kundër Donald Trumpit dhe ta luajë një rol madhor në politikë gjatë viteve në vijim, ndoshta edhe duke konkurruar për presidente në vitin 2020, për këtë shkak ajo ka frikë se këto skandale mund t'i shkatërrojnë këto plane të saj. Burimi bën me dije se, ka vite që raporti midis Hillary dhe Bill Clintonit është më shumë raport biznesi, përpos kur bëhet fjalë për vajzën e tyre dhe fëmijët e saj. "Ka vite që ata nuk jetojnë si burrë e grua, kryesisht për shkak të faktit se Bill kurrë nuk ka pushuar së vrapuari pas femrave të tjera", thotë ky burim. 'Bill kalon një pjesë të madhe të kohës në apartamentin e tij mbi Bibliotekën presidenciale në Llitëll Rok. Hillary shkon herë pas here në Llitëll Rok, por nuk shkon në këtë apartament, meqë e di se ai është çerdhe e dashurisë së Billit me femra të tjera', thotë burimi i njëjtë.

(Kosova Sot)