Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali, policia i kapi ‘mat’

  • 21 November 2017 - 20:15
Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali, policia i kapi ‘mat’

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane sot në qytetin e Foggias, pasi po transportonin një sasi lënde narkotike.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Armand Hasa 29 vjeç dhe Abas Vrapi 48 vjeç.

Ata po udhëtonin me makinë në momentin kur u kapën duke transportuar gjysmë kilogramë heroinë. Hetuesit kontrolluan dhe banesat e tyre, ku gjetën një sasi prej25 gram marijuanë.

(Kosova Sot)