Barack Obama uron Joe Biden për ditëlindje me një 'meme' të parezistueshme

  • 21 November 2017 - 20:30
Barack Obama uron Joe Biden për ditëlindje me një 'meme' të parezistueshme

Ish-Presidenti Barack Obama i ka parë memet që mediat amerikane kanë postuar për të. Me sa duket ai e përdor rregullisht internetin dhe nuk i kanë shpëtuar shakatë që qarkullojnë aty për marrëdhënien e tij me Joe Biden.

Në festën e ditëlindjes së shokut të tij më të mirë, ish-presidenti i preferuar, ka realizuar memen e tij JoBama dhe është... thjesht...kaq...e përkryer.

Unë: Joe, në mes të fjalimit tim, do të uroj gëzuar ditë...

Biden: Është ditëlindja ime!

Unë: Joe.

Gëzuar ditëlindjen @JoeBiden, vëllai dhe zv. presidenti më i mirë që dikush mund të ketë!

Twitter Ads info and privacy

Ju mund ta keni humbur këtë romancë vëllazërore, por në internet do të jetë në çdo kohë. Hollywood, të lutem, bëj një film me këtë temë.

 (Kosova Sot)