Ish agjenti CIA-s zbulon planin për çështjen e emrit të Maqedonisë

  • 21 November 2017 - 21:37
Ish agjenti CIA-s zbulon planin për çështjen e emrit të Maqedonisë

Problemi rreth çështjes së emrit është një problem i cili po pengon Maqedoninë prej një kohe të gjatë, dhe është pengesa e vetme për vendin tonë të bëhet pjesë e NATO-së.

Gjatë viteve ‘90, në disa koluare diplomatike, dhe takime të fshehta është hedhë si propozim që Maqedonia ta ndryshon emrin, dhe si opsion që në atë kohë erdhi nga pala greke, ishte që vendi të quhet “Sllavo Makedonija”.

Këtë e ka konfirmuar Nikollaus Grillakis operator kryesor i CIA-së për Ballkanin, në emisionin “Vo Centar” të Vasko Eftovit.

“Unë për herë të parë në Maqedoni kamë qenë në vitin 1992, dhe të gjitha takimet me liderët politik të Maqedonisë kanë qenë të fshehta.

Dhe gjatë këtyre takimeve e kemi përcjellë një porosi se Greqia është e interesuar që të mbijeton emri “Sllavo Makedonija”, dhe nëse nuk pranohet ky propozim atëherë shkohet në “Shqipërinë e Madhe”, apo “Bullgarinë e Madhe”, që shteti grekë nuk ishte as për njërën e as për tjetrën”, ka pohuar Grillakis. 

(Kosova Sot)