Dëshmia rrëqethëse e të burgosurit në Shën Koll: Florianin e lanë të vdiste rojet e burgut

  • 21 November 2017 - 23:30
Dëshmia rrëqethëse e të burgosurit në Shën Koll: Florianin e lanë të vdiste rojet e burgut

Ngjarja e rëndë qe ndodhi në burgun e Shën Kollit ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje emrin Ferdinand Preçi.

Sot i dha fund jetës 20-vjeçari Florian Kodra nga Shkodra, i cili ishte vetëvarur me çarçaf në dushet e burgut.

Një dëshmitar ka shkruar për JOQ.al duke treguar se Floriani vuante nga depresioni dhe askush nuk i erdhi në ndihmë.

Por, kush ishte drejtor i sigurisë së burgut të Shën Kollit? Është Ferdinand Preçi, i cili ka qenë shef policie kur një i burgosur tjetër ishte vetëdjegur. Po ashtu në muajin gusht të para një viti burgu u Shën Kollit është përfshirë nga flakët dhe për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi asokohe që Preçi të transferohej.

Megjithatë me sa duket ky i fundit i ka rrënjët e thella, pais sot ai gjendet po në këtë burg me një detyrë tjetër si Drejtor i Sigurisë së Burgut.

Qytetari ka shkruar duke rrëfyer detaje të pathëna për vdekjen e 20-vjeçarit:

Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të , vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin.
T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë!

Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese.

Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush.

Ai Ferdinand Preçi ka qenë shef policie kur u dogj një i burgosur, ndërsa sot është drejtor i sigurisë në burgje. Ky është copë-copë vetëm me korrupsion merret, pa lek vdes këtu!

Kalonte sot në rrjeta me një shpërfillje totale, tek godina jonë kishte vdes një person ai nuk begenisi sa për njerzillëk me na pyt se çfarë kemi që nuk pranuam me hy nga ajrimi nëpër dhoma.

Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kan dezinformu.”

(Kosova Sot)