Robert Mugabe: Nga fillimi i karrierës politike, deri te dorëheqja pas 37 vjetësh president

  • 21 November 2017 - 23:49
Robert Mugabe: Nga fillimi i karrierës politike, deri te dorëheqja pas 37 vjetësh president

Datat e mëdha të Robert Mugabes, i cili dha sot dorëheqjen nga presidenca e Zimbabves pas 37 vjetëve në pushtet:

– 21 shkurt 1924: U lind në Kutama (në perëndim të Salisbury, tashmë Harare) në një familje nga fshati.

– 1960: Pas disa viteve jashtë vendit, ai kthehet në Rhodesie dhe angazhohet në Partinë Kombëtare Demokratike (NPD). Pas ndalimit të tij, ai u bashkua me Unionin e Popullit Afrikan të Zimbabves (ZAPU) të Joshua Nkomo, para se të themelonte me disidentët ZANU-në (Unioni Kombëtar Afrikan i Zimbabves).

– 1964-74: Mugabe vendoset në paraburgim. Pasi lirohet, ai merr drejtimin e ZANU-së dhe udhëhoqi me ZAPU-në e Joshua Nkomos luftën e armatosur kundër regjimit të bardhë të Ian Smith. Lufta e viteve 1972-1979 shkaktoi 27 000 të vdekur.

– 18 prill 1980: Pavarësia e Rhodesies, riquajtur Zimbabwe. Mugabe bëhet kryeministër dhe partneri i tij i luftës, Joshua Nkomo, ministër i Brendshëm.

– 17 shkurt 1982: Shkarkimi i Nkomos, akuzuar për komplot. Një disidencë e armatosur në Matabeleland, bastioni i tij, shkakton një represion të përgjakshëm (20 000 të vdekur).

– 30 dhjetor 1987: Mugabe bëhet president pas një rishikimi të Kushtetutës.

– shkurt 2000: Refuzimi i një projekt Kushtetute që do të riforconte pushtetet e tij. Ai lejon veteranët e luftës për pavarësi të shpronësojnë më shumë se 4 000 fermerë të bardhë.

– mars 2008: Opozitari Morgan Tsvangirai kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por heq dorë pas dhunës kundër mbështetësve të tij. Mugabe rizgjidhet në qershor si dhe në vitin 2013.

– dhjetor 2014: Rizgjedhur në krye të partisë në pushtet, ai i jep autoritet Grace, bashkëshortes së tij, në presidencën e Ligës femërore dhe kryen një spastrim të madh.

– nëntor 2017: Më 6 nëntor, Robert Mugabe shkarkon zëvendëspresidentin, Emmerson Mnangagwa, i paraqitur si mbështetësi i tij më i madh, duke shkaktuar një krizë politike të madhe.

Më 15 nëntor, ushtria merr kontrollin e Harares dhe e vendos presidentin në arrest shtëpie. I përjashtuar nga partia e tij dhe kërcënuar me rrëzim nga pushteti, ai jep dorëheqjen më 21 nëntor. 

(Kosova Sot)