Vodhën stoli afro 6 mijë euro në qershor, arrestohen tre persona në Vushtrri

  • 22 November 2017 - 11:06
Vodhën stoli afro 6 mijë euro në qershor, arrestohen tre persona në Vushtrri

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje stolish me vlerë prej 5500 eurosh në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë. Vjedhja ka ndodhur gjatë muajit qershor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Fshati Maxhunaj, Vushtrri 12.06.2017 – 23:45. Njësia policore me 21.11.2017 ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët me datën e cekur dyshohet se kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreth 5500 € në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)