“Më futi me forcë në makinë”, 32-vjeçari që akuzohet për përdhunimin e të miturës: Nuk bëmë gjë se ishte…

  • 22 November 2017 - 12:16
“Më futi me forcë në makinë”, 32-vjeçari që akuzohet për përdhunimin e të miturës: Nuk bëmë gjë se ishte…

Leonidha Musaj – Gjykata e Durresit dha sot masen e “arrestit me burg” per shtetasin Alfred Tereziu, 32-vjecari i cili akuzohet per vepren penale marredhenie seksuale me te mitur, ne baze te deshmise se vajzes.

Por edhe sot ne gjyq, ai ka mohuar te kete kryer marredhenie seksuale me vajzen, duke dhene argumentimin se e mitura ishte me menstruacione.

Por ai dyshohet se e ka marre me force 13-vjecaren nga Kruja dhe e mbajti ne hotel per nje nate e me pas e coi ne shtepi ku e ka kercenuar te mos tregonte se cfare kishte ndodhur. Pritet ekspertiza e te mitures per te vertetuar nese eshte kryer abuzim me te apo jo.

Alarmin per zhdukjen e te mitures e dha motra e saj e madhe e cila tha ne Polici te premten e kaluar se pas mesimit e motra nuk ishte kthyer ne shtepi.

Vajza tregon tmerrin: Si më mori me forcë dhe kërcënimet

Vajza ka pohuar para policisë se nuk njihej më parë me 32- vjeçarin, por ai e ka futur me forcë në automjetin e tij, teksa ajo kthehej nga shkolla për në banesë.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, ka deklaruar 13-vjeçarja për Policinë.

Pas kësaj dëshmie, oficerët e Policisë kanë kryer verifikime pranë hotelit ku pretendonte e mitura se kishte ndodhur abuzimi me të.

 (Kosova Sot)