Dodik e pranon ndihmën e Serbisë dhe Evropës

  • 30 July 2015 - 11:43
Dodik e pranon ndihmën e Serbisë dhe Evropës

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se e pranon ndihmën nga Serbia dhe Evropa, në mënyrë që të shmanget referendumi i paraparë.

Dodik ak thënë se etnia serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka humbur fuqinë e vetë dhe po dhunohet, raporton transmetuesi publik i Republika Srpska RTRS.

Dodik ka thënë se ka biseduar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe beson se ai i kupton gjërat shumë mirë se si qëndrojnë, transmeton Indeksonline.

“Duam ta kthejmë gjyqësorin në kornizën kushtetuese. Ta lëmë Vuçiqin dhe secilin nga Evropa të na ndihmojë. E pranoj këtë. Nëse nuk e bëjmë këtë deri në ditën e referendumit, atëherë referendumi do të jet i pakuptimtë”,ka thënë ai, duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit, ku tha se kjo është çështje me rëndësi, dhe Dodik duhet ta rishqyrtojë atë.