Rama profesorëve të Akademisë së Shkencave: Nga xhevahir, u bëtë kufomë

  • 22 November 2017 - 13:54
Rama profesorëve të Akademisë së Shkencave: Nga xhevahir, u bëtë kufomë

Kreu i qeverisë ka pritur sot në ambientet e Kryeministër një grup nga Akademia e Shk3ncavte, të cilët kanë paraqitur në platformë të shkurtër më lidhje me reformimin e këtij institucioni, buxheti i cilit është shkurtuar nga vetë qeveria.

Rama në fjalimin e ti u ndal në situatën e Akademisë se Shkencave.

“Humbën më shumë se një vit në një inerci të kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni, që dikur u krijua si xhevahiri rrezatues dhe sot është burim pezmatizimi, për të mos thënë brengë për ata që e themeluan. Kjo situatë na ka shtyrë që të çojmë përpara idenë e refuzimit për ta financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve.

Akademia e Shkencave është kufoma e vetvetes, nuk reflekton vizionin e etërve themelues. Kam përballë studiuesin Luan Omari, akademia nuk ka arritur të reflektojë transformimin epokal të dijes shqiptare. Kam pasur një kërkesë për t’iu dëgjuar, me gatishmërinë për t’u dëgjuar, një përpjekje ‘in-extremis’ por unë me ministren jemi këtu për t’iu dëgjuar” deklaroi ai. 

 (Kosova Sot)