Edi Rama zmbrapset pas presionit të amerikanëve

  • 30 July 2015 - 12:01
Edi Rama zmbrapset pas presionit të amerikanëve

Presioni i amerikanëve për çështjen e dekriminalizimit duket se ka arritur majat pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit për trafiqet, ku thuhet se një deputet është i dënuar për këto krime.

Pas këtij presioni, duket se kryeministri Edi Rama ka bërë një hap pas.

“Kryeministri Edi Rama do i hapë rrugë pastrimit të Kuvendit, institucioneve dhe qeverisjes nga njerëzit me rekorde kriminale, pavarësisht kostos që mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,” shkruan gazeta Sot.

Gjithçka do nisë në shtator, kur PS shprehet e gatshme për të miratuar draftin për dekriminalizimin, që nuk u pranua më herët.

Deputeti Ulsi Manja thotë se janë të hapur për çdo variant që do propozohet në komisionin e posaçëm parlamentar.