KAPITI: KUR KORRUPSIONI, KRIMI DHE PARAJA E PISTË KAPIN SISTEMIN, SHTETIN DHE SHOQËRINË…

  • 22 November 2017 - 15:29
KAPITI: KUR KORRUPSIONI, KRIMI DHE PARAJA E PISTË KAPIN SISTEMIN, SHTETIN DHE SHOQËRINË…

Analisti Skënder Kapiti, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se kur drejtësisë vendore nuk i pëlqen zbatimi i ligjit, dhe kur drejtësia vendore bashkë me gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe sekserët e tyre korruptohen, vjedhin, i shesin të drejtat e qytetarëve dhe ato shtetërore, kur, siç tha, politika dhe politikanët e Kosovës mendojnë dhe punojnë për vetëm interesat e tyre personale, familjare e fisnore, dhe përderisa, pra, sistemi është kriminalizuar dhe korruptuar, atëherë nuk ka se si të jenë ndryshe ata të EULEX- it.

"Kur korrupsioni, krimi dhe paraja e pistë kapin sistemin, shtetin dhe shoqërinë, është shumë e vështirë të çmontohen e të pastrohen ato, pasi nuk vetëdekriminalizohet dhe nuk dekorruptohet vetë sistemi, drejtësia, politika, biznesi dhe media, pa një VETTING i drejtuar dhe monitoruar sidomos nga SHBA-ja", u shpreh analisti Skënder Kapiti.

(Kosova Sot)