Së shpejti panairi më i madh në vend “Shqipëria punon Tokën”

  • 22 November 2017 - 15:41
Së shpejti panairi më i madh në vend “Shqipëria punon Tokën”

Produkti shqiptar vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashkëtnë zemër të Tiranës.

Me iniciativën e Kryeministrit Z. Edi Rama, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës organizojnë në datat 29 dhe 30 Nëntor, Panairin“Shqipëria punon Tokën”. 

Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që do të hapë dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia. Produktet shqiptare që do të ekspozohen, do të përcillen teknjerëzit, nën skenografinë e vendit ku prodhohen.  Gjithashtu pranëketij panairi do të gjeni një arenë të manifestimit te kulinarisëshqiptare ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnëmundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Në panair do të jenë rreth 500 ekspozitorë të ndarë në këto kategorikryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra,alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie –tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.Risia e këtij panairi do të jetë hapësira që do t’u dedikohet tërinjve dhe sipërmarrësve të rinj, në sektorin bujqësor dhe blegtoral.Në panair do të gjeni informacion për skemat mbështetëse dhe të gjithëinstrumentat e financimit, asistencë në hartimin e planeve tëbiznesit, këndin e mjeteve bujqësore, këndin e të rinjve si dhe këndine gatimit ku do të gjeni gatimet tona tradicionale. 

 (Kosova Sot)