Holanda premton mbështetje për Kosovën

  • 22 November 2017 - 15:53
Holanda premton mbështetje për Kosovën

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën biseduan lidhur me reformat legjislative në fushën penale dhe civile dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht avancimin në sundim të ligjit në vend.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, theksoi se me angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërmjet dy shteteve.

Gjithashtu, ambasadorja Williems shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e mëtejshme të Mbretërisë së Holandës për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

 (Kosova Sot)