Kryeministri kroat: Keq që Mladiqi s’u dënua edhe për krimet në Kroaci

  • 22 November 2017 - 16:22
Kryeministri kroat: Keq që Mladiqi s’u dënua edhe për krimet në Kroaci

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka theksuar se dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiqit për krimet në Bosnje e Hercegovinë është i drejtë, duke shprehur keqardhje pse pjesë e aktakuzës të Tribunalit të Hagës s’kanë qenë edhe krimet që i ka bërë në Kroaci.

“Marrë parasysh veprat më të rënda të krimit kundër njerëzimit që ishin lëndë e aktakuzës, mendojmë se, kur dihen tërë ato krime në të cilën ka marrë pjesë Mladiqi dhe veprimet që ky bashkim kriminel i ka bërë në BeH, si dhe se u dëshmua gjenocidi në Srebrenicë, ky aktgjykim është i përshtatshëm, duke marrë parasysh dispozitat e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë”, ka thënë Plenkoviq.

Sipas tij, vëllimi i madh i veprave për të cilat ngarkohej komandanti i ushtrisë serbe në luftën në BeH ka qenë arsyeja pse aktgjykimi nuk është zgjeruar.

 (Kosova Sot)