Guraziu: Votat me kusht do të rrëzojnë Shpend Ahmetin

  • 22 November 2017 - 17:28
Guraziu: Votat me kusht do të rrëzojnë Shpend Ahmetin

Sipas analistit Ragip Guraziu, të gjitha ato makinacione të klanit 'Pronto' të VV-së, përpjekja për blerje të votës me paratë e pista të nëntokës, por edhe mashtrimi i qytetarëve në emër të një OJQ-je mund të kenë një fund fatal, ndëshkimin me votë, duke përmbysur rezultatin tani shumë të ngushtë nga votat me kusht.

"Votat me kusht do të rrëzojnë Shpend Ahmetin, pasi ato do jenë në favor të Abrashit, në rast se u referohemi zgjedhjeve paraprake, sepse këto vota me kusht ishin gjithnjë në favor të LDK-së. Edhe pse është thënë çdo ditë e më shumë se 'Vetëvendosje" është futur thellë në krim të organizuar, këto zhvillimet dhe makinacionet e fundit treguan akoma më fuqishëm se kjo Lëvizje me të vërtetë është bërë një kopje identike e klanit të kriminalizuar PRONTO", tha Ragip Guraziu.

(Kosova Sot)