I mbijetoi krimeve të Mlladiq, Fikret Alic habit sot në gjykatë

  • 22 November 2017 - 17:29
I mbijetoi krimeve të Mlladiq, Fikret Alic habit sot në gjykatë

Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civilëve në Bosnje.

Mlladiq gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.

Por sot një nga të mbijetuarit e kampit të përqendrimit, ishte i pranishëm në Gjykatë duke simbolizuar kështu tmerret e luftës në Bosnjë.

Fikret Alic, i cili gjatë luftës bëri xhiron e botës me një foto të tij ku shfaqej i dobët mbrapa një tele me gjemba në 1992, udhëtoi për në Hagë për të parë gjykimin e kryekomandantit brutal Ratko Mlladiq i dënuar për krime lufte.

Aliçi në ato kohë u bë “ndoshta figura më e njohur në botë”.

Ish gjenerali serb i Bosnjës, Mlladiq, 74 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë, në Bosnje dhe Herzegovinë moderne.

 (Kosova Sot)