Maloku: Shpresat e biznesit te Qeveria

  • 22 November 2017 - 17:32
Maloku: Shpresat e biznesit te Qeveria

Ramadan Maloku, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për gazetën"Kosova Sot" tha se janë shumë të bindur se Qeveria 'Haradinaj' nuk do të veprojnë sikurse qeveritë e mëparshme, duke lejuar monopole në shumë fusha të ekonomisë, sikurse që ka qenë rasti për monopolet në homologim të automjeteve, ku tregun vendor që nëntë vjet është duke e dominuar vetëm një kompani. Ai i ka kritikuar heshtjet e deritanishme të të gjitha qeverive, të cilat si po duket qëllimshëm nuk i luftuan monopolet e shumta.

"Monopole ka edhe në fushën e sigurimeve të automjeteve, kamatave të bankave, ngase ka dyshime se kompanitë e sigurimeve, por edhe bankat komerciale, kanë bërë marrëveshje të fshehtë monopoli në mes tyre për çmime të përafërta", theksoi ai."Ndaj besoj se kjo qeveri do të duhej që të krijonte mundësi të barabarta dhe kushte për një treg të lirë për të gjitha bizneset e ndershme dhe jo të veprojnë sikurse që vepruan qeveritë e deritashme, të cilat si po duket nga heshtja e tyre qëllimisht kanë krijuar privilegje për disa biznese dhe grupe të caktuara të interesit dhe të politikës", potencoi Maloku. 

(Kosova Sot)