Badallaj: Politika, partnere në krim ekonomik

  • 22 November 2017 - 17:42
Badallaj: Politika, partnere në krim ekonomik

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha se ekonomia kosovare është e kapur nga bandat e mafio-oligarkëve të kanaleve të nëntokës kriminale."Ata fillimisht ekonomisë ia kanë zënë frymën dhe e kanë kapur që të mos lejojnë konkurrencë të ndershme, por një konkurrencë të pistë dhe duke kontrolluar çdo gjë, duke i detyruar ekonomitë e vogla që të falimentojnë, ndaj kjo edhe ka ndikuar në rritjen e papunësisë dhe shtimin e fukarallëkut që i ka shtyrë në varfëri të skajshme, ndërkohë që Prokuroria e Shtetit nuk guxon as të bëjë zë", theksoi ai. Badallaj-Zhuriani tha se të gjithë këta janë të kapur në vallen e krimit, sepse si mund të shpjegohet ndryshe, përse nuk po i ndërpritet kontrata kompanisë 'Devolli', që është shkatërruesja e vendit me kontratën e homologimit të automjeteve.

"Ndërkohë që Prokuroria Speciale nuk i trazon fare, për t'i dërguar prapa grilave, për të shpëtuar Kosovën. Banda serbiane 'Devolli' është e lidhur dhe mbështetet nga banditët politikanë që duhet larguar nga skena politike së bashku dhe po ushqehen nga grazhdi i bandës serbiane 'Devolli'", ka potencuar ai. Sipas analistit Badallaj-Zhuriani, shumë banditë dhe kryebanditë që nga majat e larta të shtetit, qeverisë, janë bashkëpunëtorë të krimit ekonomik që mbështesin bandën 'Devolli'.

(Kosova Sot)