Ilir Deda e pyet, Thaçi s’flet për konfliktin me Jahjagën

  • 30 July 2015 - 12:30
Ilir Deda e pyet, Thaçi s’flet për konfliktin me Jahjagën

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”  Ilir Deda e ka pyetur zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, njëherit ministër i Jashtëm se a ka të bëj konflikti i tij me presidenten Atifete Jahjaga që aplikimi për UNESCO është bërë përmes UNMIK-ut.

Thaçi nuk ka folur për konfliktin me Jahjagën dhe ka kërkuar nga Deda të ndimojë procesit të anëtarësimit dhe të mos merret me çështje procedurale.  “Kërkesa për anëtarësim në UNESCO është bërë në përputhshmëri në Kushtetutën e Kosovës dhe me prezencën ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, transmeton “Kosova Sot ONLINE”.

Ai ka shtuar se i tërë procesi po shkon në favor të anëtarësimit në UNESCO, dhe këtë proces e kanë udhëhequr të gjithë mekanizmat e shtetit të Kosovës, si Ministria e Jashtme, Presidenca, Kryeministri dhe mekanizma të tjerë.

Ndryshe, Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

(Kosova Sot)