Gruaja pretendon se lëngjet organike ia zvogëluan kancerin e pankreasit

  • 22 November 2017 - 19:37
Gruaja pretendon se lëngjet organike ia zvogëluan kancerin e pankreasit

Julie Shaw, 54 vjeçe, ishte informuar nga mjekët se kanceri i ishte përhapur në mushkëri dhe mëlçi dhe se kishte vetëm 5 deri 10% gjasa që të kishte dobi nga kimioterapia.

Një nëne të tre fëmijëve mjekët i kishin thënë se do të jetonte vetëm edhe pak muaj, pasi që ishte diagnostikuar me kancer të pankreasit, të shkallës së katërt. Por, ajo tani thotë se ia ka dalë që ta zvogëlojë kancerët e saj duke konsumuar lëngje organike. Kjo, sipas saj, ia mundësoi që të jetonte sa për ta parë vajzën e saj duke u martuar.

Bënte kërkime për metoda alternative të trajtimit

 Julie Shaw, 54 vjeçe, ishte informuar nga mjekët se kanceri i ishte përhapur në mushkëri dhe mëlçi dhe se kishte vetëm 5 deri 10% gjasa që të kishte dobi nga kimioterapia, pas vënies së diagnozës së saj, më 29 korrik të këtij viti. Pasi që kishte parë një shoqe të veten duke vuajtur shumë nga pasojat e kimioterapisë, Julie kishte vendosur se nuk dëshironte t'i kalonte muajt e fundit të jetës së saj e shtrirë e pafuqishme në shtrat. Ajo filloi që të bënte kërkime për metoda alternative të trajtimit, ku hasi në Protokollin Berkson, një regjim i cili e forcon sistemin imunitar, që ka për qëllim ngadalësimin e rritjes së kancerit të pankreasit.

Dieta vegjetariane dhe organike

Julie filloi ta mbante një dietë kryesisht vegjetariane dhe organike, të pasur me përbërës ushqimorë, si dhe filloi që të konsumonte lëngje organike, gjë që, sipas saj, ka ndikuar në ndaljen e përhapjes së kancerit dhe i kishte ofruar shpresa se do të jetë gjallë për ta parë vajzën duke u martuar. Julie po ashtu ka filluar edhe trajtimin me doza të vogla të kimioterapisë, që bëhet në Gjermani, me një kosto prej 15,000 funtesh, për katër javë. Kjo bëri që Julie me të vërtetë ta përjetonte dhe të kënaqej ditën kur u martua vajza e saj, gjë që, sipas saj, nuk do të ishte e mundur pa këtë terapi alternative.

(Kosova Sot)