41-vjeçarja vuan nga çrregullimi, indet ngjiten ndërmjet vete sikur me çiment

  • 22 November 2017 - 20:10
41-vjeçarja vuan nga çrregullimi, indet ngjiten ndërmjet vete sikur me çiment

Deri më tani, asaj i është dashur që të bëjë gjashtë operacione të mëdha, ku çdo operacion shkakton edhe më shumë krijim të indit lidhor, duke e përkeqësuar gjendjen e saj të përgjithshme.

Një nënë e pesë fëmijëve ka bërë me dije se jeton me dhembje të vazhdueshme, për shkak të një sëmundjeje, e cila bën që organet e saj të ngjiten midis vete, sikur me çimento. Samantha Leyland vuan nga Çrregullimi i ngjitjes së indeve (ARD), i cili, me anë të indit lidhor, ngjet midis vete organet të cilat rëndom nuk janë të lidhura midis veti. Si pasojë e këtij çrregullimi, Samantha tanimë ka mbetur pa veshkën e saj të djathtë, pa një pjesë të zorrëve të holla dhe i është dashur ta hiqte mitrën.

Pasojat e sëmundjes

Gjatë shtatzënësisë së saj të pestë, fshika e saj e urinës ishte ngjitur me placentën e bebes. Ajo gjendet në një rreth të pashpirt 'magjik', meqë çdo operacion shtesë, të cilët duhet t'i ndërmarrë si pasojë e çrregullimit, çon deri te formimi i një sasie edhe më të madhe të indit lidhor. Tani e vlerësuar si e paaftë për punë, Samantha thotë se kjo sëmundje e tmerrshme, e cila i ishte zbuluar në vitin 2010, ia ka ndryshuar jetën në tërësi. Kjo grua 41-vjeçare thotë se dëshiron ta ngrejë vetëdijen rreth pasojave të kësaj sëmundjeje, për të cilën rrallë flitet dhe nuk njihet nga njerëzit. Deri më tani, asaj i është dashur që të bëjë gjashtë operacione të mëdha, ku çdo operacion shkakton edhe më shumë krijim të indit lidhor, duke e përkeqësuar gjendjen e saj të përgjithshme. Për këtë shkak, mjekët i kanë thënë se më nuk guxojnë ta operojnë, pos nëse nga kjo varet jeta e saj. Gruaja është duke u mjekuar me ilaçe, por përkundër kësaj, ajo ka dhembje të vazhdueshme.

Ka humbur kontaktin thuajse me të gjithë miqtë e saj

Sëmundja e saj filloi me dhembje të barkut, ku më pas iu desh që të operohej në emergjencë, me ç'rast u pa se një pjesë e zorrëve të saj të holla tanimë ishte kalbur, si pasojë e 'ngufatjes' nga indi lidhor. Samantha thotë se, për shkak të sëmundjes, ka humbur kontaktin thuajse me të gjithë miqtë e saj, derisa para sëmundjes ishte një person shumë i shoqërueshëm. "As me fëmijët e mi nuk mund të kënaqem", thotë ajo.

(Kosova Sot)