Kelmendi: Zbrazëtirat ligjore, në favor të abuzimeve

  • 23 November 2017 - 13:36
Kelmendi: Zbrazëtirat ligjore, në favor të abuzimeve

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se aq sa është i nevojshëm ligji për qeverinë, po aq i nevojshëm është edhe një ligj për Kuvendin, sepse edhe njëri edhe institucioni tjetër po punojnë vetëm me rregullore, që mund të plotësohen, të ndryshohen e të akuzohen vazhdimisht sipas interesave politike. "Jo vetëm Qeveria e Kosovës, por edhe Parlamenti i Republikës së Kosovës gjendet në të njëjtin nivel, pa rregullim juridik dhe në kuadër të kësaj veprohet me rregullore, të cilat ndryshohen dhe fitojnë pozitë, sipas interesave që janë. Mungesa e ligjeve ka bërë që shumëherë të kemi edhe lëvizje të ministrive dhe të pozitave të tilla në qeveri, në kundërshtim me interesin dhe me kapacitetin e nevojën që e ka vendi", u shpreh ai."Ne e dimë se në vendet më të zhvilluara, si në UE, ashtu edhe përtej oqeaneve, kudo në vendet parlamentare dhe gjysmëpresidenciale e presidenciale, ku ka me qindra milionë banorë, kemi kryesisht 15 deri në 18 ministri dhe dy zëvendësministra për dikaster. Në Kosovë kemi mbi 20 ministri dhe me nga 3 deri në 5 zëvendësministra, të cilët kanë këshilltarë, sekretarë dhe subjektet të tjera gjoja ndihmëse. Po kështu është gjendja edhe në Kuvendin e Republikës. As atje nuk ka ligj", potencoi Kelmendi. 

(Kosova Sot)