Ahmeti: "Nga pas lufta, kemi një anarki të pashembullt në sistemin e drejtësisë

  • 23 November 2017 - 13:40
Ahmeti:

"Gjykoj se politikanët e pasluftës kanë ndërtuar mekanizma institucionalë, të cilët janë në shërbim dhe mbulojnë gjurmët e veprimeve kriminale të tyre. Kjo heshtje e pashembullt e dorës së shtetit, karshi krimeve ekonomike të pasluftës, ka prodhuar hierarkinë e krimit përmes mekanizmave të shtetit. Ky bashkëpunim institucional për amnistim të krimeve ekonomike, ka sjellë Kosovën në një "vdekje klinike", duke prodhuar një gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe duke vrarë shpresën për një Kosovë më të mirë", u shpreh ai. "Nga pas lufta, kemi një anarki të pashembullt në sistemin e drejtësisë, fillimisht nga misionet ndërkombëtare për rend dhe ligj, e mbi të gjitha nga logjika e mbrapshtë e instaluar në sistemin e drejtësisë, e pikërisht nga njerëzit e pushtetshëm të pasluftës që kanë dizajnuar hierarkinë kriminale në institucionet publike, e mbi të gjitha kanë dizajnuar klientelën servile në sistemin e drejtësisë", theksoi Ahmeti. "Si mund të luftohet krimi, korrupsioni e kontrabanda nga mekanizmi i instaluar nga këta njerëz në sistemin e drejtësisë?...Logjikisht i bie se këta njerëz nuk mund ta luftojnë veten, pasi një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të instaluar nga njerëzit e sojit Grabovci, Veseli, Thaçi,Mustafa, Beqiri e Hamiti. Posaçërisht lufta e pakompromis e tyre për pushtet nuk është pse e duan aq shumë pushtetin, por në momentin kur sistemi i drejtë- sisë çlirohet nga ndërhyrjet politike dhe transformohet në një drejtësi të pavarur dhe profesionale, një pjesë e njerëzve të fuqishëm të politikës që kanë qenë në pozitat kyçe dhe kanë udhëhequr me institucione të rëndë- sishme, përfundojnë prapa grilave", ka potencuar analisti Hidajet Ahmeti.

(Kosova Sot)