Vajzat e arrestuara për prostitucion tregojnë çfarë bënin në lokal: Ne ishim…

  • 23 November 2017 - 15:39
Vajzat e arrestuara për prostitucion tregojnë çfarë bënin në lokal: Ne ishim…

Vajzat e arrestuara per ushtrim prostitucioni gjate operacionit “Balerina” ne Shkoder kane mohuar akuzat ne gjykate, gjate seances ku u vleresua masa e sigurise ne ngarkim te tyre.

Pese vajzat e arrestuara, nuk kane pranuar se janë shfrytëzuar për prostitucion. Ato janë shprehur se ishin punësuar në role të ndryshme te lokali i Totës, duke punuar si kameriere, pastruese apo balerina dhe ishin grup shoqëror.

“Ne kemi qenë një grup shoqëror që nuk kemi asnjë lidhje me prostitucionin. Kemi qenë në lokal duke punuar, siç punon çdokush dhe duke ushtruar një veprimtari të ligjshme dhe asgjë tjetër. Kemi punuar te lokali kameriere apo edhe sanitare, ndërsa një pjesë janë edhe shoqet tona që vijnë për qejf”, mësohet të ketë thënë njëra nga të arrestuarat.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të përgjimeve dhe metodave speciale të hetimit. Shkatërrimi i grupit ishte pjesë e operacionit mbarëkombëtar “Forca e Ligjit” që synon asgjësimin e grupeve kriminale në vend.

Dje në gjykatë u paraqiten edhe shtetaset e arrestuara që dyshohet se punonin si balerina në lokalin “Tota”, por gjithashtu shfrytëzoheshin si prostituta. Anita Ll., 33 vjeçe, banuese në Burrel, Sonila M., 32 vjeçe, e dënuar më parë për prostitucion, Ardita M., 33 vjeçe, Albana M., 33 vjeçe, të tria banuese në Shkodër dhe Angje N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë, nuk e pranuan një fakt të tillë para gjykatës.

 (Kosova Sot)