Nga e hëna shi dhe temperatura më të ulëta

  • 23 November 2017 - 15:43
Nga e hëna shi dhe temperatura më të ulëta

Valë e re e lagësht në vend dhe temperatura më të ulëta ditore pritem nga fillimi i javës së ardhshme të punës. Meteorologët deri atëherë parashikojnë mot të qëndrueshëm dhe të thatë.

Nesër do të jetë më ngrohtë dhe më me diell, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës në shumë vende do të ketë vranësira të dukshme, ndërsa nëpër disa fushëgropa do të ketë edhe paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit në ditët në vijim do të jetë e ulët dhe do të lëvizë nga minus katër deri në dy gradë nesër, pasnesër nga minus katër deri në katër, të shtunën nga minus tre deri në pesë dhe të dielën nga minus dy deri gjashtë gradë. Nga e hëna temperaturat ditore do të jenë mbi zeron dhe do të lëvizin nga një deri në tetë gradë të hënën dhe nga zero deri në pesë të martën.

Gjatë ditës do të jetë ngrohtë deri të dielën kur temperaturat do të ngriten deri në 18 gradë, ndërsa nga e hëna do të ketë rënie dhe temperatura ditore do të lëvizë në interval prej 10 deri 13 dhe të martën nga katër deri 10 gradë.

 (Kosova Sot)