Mulliqi: Vonesa e qëllimshme

  • 23 November 2017 - 17:28
Mulliqi: Vonesa e qëllimshme

Ndërsa, sipas analistit Skënder Mulliqi, mosaprovimi i Ligjit për Qeverinë tash e një kohë të gjatë po i u leverdis mirë vetëm qeveritarëve, për të mos dhënë shumë llogari për keqpërdorimet, për shpenzimet enorme, pagat e larta, të cilat i kanë në krahasim me pagën mesatare në Kosovë."Të gjitha këto lidhen edhe me mosluftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, kontrabandave të ndryshme, e shumë përfitimeve të tjera të paligjshme. Miratimi i këtij ligji nga Kuvendi do të bënte shumë në përcaktimin e organeve përgjegjëse, për kompetencat, përgjegjësit si dhe në organizimin dhe funksionimin e mirë të tyre", u shpreh ai."Edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës pas 15 qershorit të vitit 2008, Qeveria nuk i referohet më rregullores së UNMIK-ut, por as nuk ka dërguar deri më tash ligj të ri për të zëvendësuar këtë rregullore. E ka zëvendësuar këtë vetëm me akte nënligjore, të cilat janë miratuar nga Qeveria. Andaj, nevojitet ekzistimi i një baze të mirë ligjore, e cila themelon dhe shuan postet ministrore të deritashme. Kjo pa dyshim do të ndikonte në zvogëlimin e keqpërdorimeve dhe këto ndryshime do të kishin edhe ndikim financiar, kur dihet se qeveritë e deritashme nuk janë treguar transparente në bërjen publike të të dhënave për pagat e zyrtarëve të lartë publikë, për shpenzimet e tyre enorme, transportit, reprezentacionit etj.", tha Mulliqi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)