A u angazhua nga CIA-a Jackie në vrasjen e burrit të saj, presidentin Kennedy?

  • 23 November 2017 - 19:05
A u angazhua nga CIA-a Jackie në vrasjen e burrit të saj, presidentin Kennedy?

S ikur edhe rreth ngjarjeve të tjera të mëdha dhe të rëndësishme, po ashtu edhe rreth vrasjes së presidentit të 35-të të SHBA-së, John Fitzgerald Kennedy, vrasje që tronditi botën 54 vjet më parë, ekzistojnë teori të shumta të konspiracionit. Këto teori flasin për përfshirjen e CIA-s, zëvendës presidentit Lyndon Johnson, kryeministrit kuban Fidel Castro, apo të KGB-së, por deri më tani kanë qenë të pakta teoritë që kanë thënë se vrasësi, në fakt, ishte gruaja e presidentit, Jackie. A ka mundësi që të ketë qenë Jackie, e angazhuar nga CIA, personi i cili qëndron prapa të shtënës fatale në fytin e presidentit Kennedy, në atë mëngjes me diell vjeshtor, të vitit 1963? Raporti zyrtar thotë se ishte Lee Oswald ai që vrau presidentin duke shtënë dy herë në drejtim të limuzinës së tij me snajper nga kati i gjashtë i një ndërtese, ku njëra e shtënë e huqi veturën, e tjetra e goditi presidentin dhe plagosi guvernatorin John Connally. Por, për disa, faktet thjesht, nuk përputhen, thotë Dr. James Fetzer, autor i librit "Murder In Dealey".

Rezultatet e autopsisë së presidentit ishin falsifikuar

 Është vetë Dr. Fetzer ai që sugjeron se ka më shumë të ngjarë që Kennedy të jetë vrarë nga afërsia, nga personi që atë ditë ishte në veturë me të? Edhe pse teoria e Fetzerit, duke vënë në dyshim versionin zyrtar, nuk e drejton gishtin drejtpërsëdrejti kah gruaja e presidentit, disa besojnë se ishte mu Jackie ajo që qëndroi prapa të shtënës fatale. Dr. Fetzer thotë se rezultatet e autopsisë së presidentit ishin falsifikuar. Derisa më shumë se 40 dëshmitarë kishin deklaruar se presidenti kishte një plagë të madhe, sa topi i bejsbollit, në pjesën e pasme të kokës, në fotot e autopsisë nuk shihet një plagë e madhe, por vetëm një vrimë të vogël në qafën e presidentit. Gazetari dhe shkrimtari bestseller, Dr. Jim Marrs, i cili vdiq më herët, sivjet, ka shkruar rreth konspiracionit JFK në librin e tij "Crossfire", i cili libër ka shërbyer si burim për filmin e regjisorit Oliver Stone, "JFK". Edhe ai thotë, sikur Dr. Fetzer, se Kennedy ishte goditur nga përpara, e jo nga prapa, sikur që thotë raporti zyrtar. Sikur komisioni zyrtar të pranonte se presidenti ishte goditur nga përpara, atëherë atij do t'i duhej që po ashtu të pranonte se kishte më shumë sesa vetëm një vrasës, një që gjuajti nga prapa, e tjetri nga përpara. Për të gjithë të interesuarit rreth kësaj ngjarjeje, dëshmia e parë do të ishte incizimi, tani i famshëm 'Zapruder'. Prodhuesi i rrobave nga Dallasi, Abraham Zapruder, thuhet të ketë qenë duke filmuar rastësisht autokolonën e presidentit. Incizimi i tij, i konfiskuar menjëherë nga policia dhe i pashfaqur në publik deri në vitin 1975, tanimë është parë nga miliona njerëz në mbarë botën. Me vite të tëra shikuesit besonin se incizimi nuk ishte i redaktuar dhe ishte dëshmi reale e ngjarjeve të asaj dite. Por, disa nga ata që e kanë analizuar këtë incizim për së afërmi, thonë se, jo vetëm që incizimi është ndryshuar, por edhe se Zonja e Parë Jackie manifeston një sjellje tepër të çuditshme. Në incizim shihet se presidenti John Kennedy dukej ta kishte njëfarë sikleti, sikur të kishte vështirësi në frymëmarrje. Gruaja e tij, Jackie, lëviz në ulësen e saj dhe bën një kthim prej 90 shkallësh, që ta shikonte burrin e saj ballë për ballë.

Image

Pse Jackie Kennedy do të donte ta vriste burrin e saj?

 Mbështetësit e teorive të konspiracionit më pas përshkruajnë sesi ajo përkulet kah presidenti, duke ngritur dorën e majtë kah fyti i tij. Papritmas paraqitet një dritë e portokalltë, një e shtënë dhe presidenti lëshohet në njërën anë. Në atë moment, në vend se të tkurrej e të ulej brenda në veturë, sikur që do të bënte një person në një situatë të tillë, Jackie hip me gjunjë në ulëse dhe kalon në ulësen e pasme të veturës, derisa në dorën e saj të majtë është një objekt që shkëlqen. Shpjegimi që ishte dhënë deri më tani, për këtë sjellje, ishte se, Zonja e Parë, e tronditur nga ngjarja, instinktivisht kishte bërë turr që ta merrte copën e kafkës së presidentit, që kishte rënë nga e shtëna. Deri më tani ky shpjegim ishte pranuar nga shumica, por tani? Janë të shumtë ata që nuk besojnë më në të. Por, a ishte Jackie mëngjarashe? Sipas shumë burimeve në internet, ajo ishte e tillë. Por, pse Jackie Kennedy do të donte ta vriste burrin e saj? Janë përmendur shumë arsye. Nuk është sekret se presidenti kishte shumë afera, ku afera e tij më e famshme ishte ajo me aktoren Marilyn Monroe. CIA kishte shumë arsye për ta eliminuar presidentin, i cili nuk kishte fshehur fare qëllimet e tij për t'ia marrë CIA-s disa prej autorizimeve të saj, që kishin të bënin sidomos me planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve sekrete. Në një rast, presidenti Kennedy kishte thënë se, ka për qëllim që "CIA-n ta bëj copë e thërrime, duke e hedhur më pas në erë".

(Kosova Sot)