Arrestohen 3 të rinj, shpërndanin drogë në Tiranë

  • 23 November 2017 - 19:18
Arrestohen 3 të rinj, shpërndanin drogë në Tiranë

Goditen dy raste të prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike në Tiranë.

Në pranga ranë 3 shtetas nën akuzën e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit "Cannabis Sativa“,  kryesisht në shkollat  e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Sekuestrohen 2 kg e 384 gr, lëndë narkotike, armë, fishekë, mjet tip "Ford"dhe  një aparat celular "Iphone".

Në datë 22.11.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive për goditjen e veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, në rrugën "Ibrahim Rugova", në vendin e quajtur "Ura e Tajvanit",  kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•             Elia Shahu, 21 vjeç, banues në Tiranë

•             Fatjon Ormani,  21 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit "Cannabis Sativa“,  kryesisht në shkollat  e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi:

•             Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•             2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".

•             1 armë gjahu teke

•             4 fishekë model 56,

•             Mjeti tip “Ford”

•             1 telefon tip “Iphone 5”.

               Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të "Prodhim  dhe  shitje të  lëndëve  narkotike e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të parashikuar  nga  neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

(Kosova Sot)