Eksportet dhe investimet, rol kyç në rritjen e ekonomisë gjermane

  • 23 November 2017 - 23:50
Eksportet dhe investimet, rol kyç në rritjen e ekonomisë gjermane

Ekonomia gjermane pritet ta mbyllë vitin 2017 duke shënuar rritjen më të shpejtë të saj në gjashtë vite, pas një rritjeje të eksporteve dhe përmirësimi në investimet e kompanive që mundësuan fuqizimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë tremujorit të tretë të vitit.

”Ekonomia më e madhe e Evropës është rritur me 0,8 për qind gjatë tre muajve korrik-shtator krahasuar me tremujorin e dytë që ishte 0,6 për qind”, njoftoi sot Zyra e Statistikave Federale, Destatis, duke konfirmuar të dhënat e muajit të fundit.

“Ekonomia gjermane ka vazhduar ciklin e saj të artë duke u rritur me 0,9 për qind gjatë tre muajve të pare të vitit ”, tha ekonomisti i bankës” ING Bank”, Carsten Brzeski.

”Ndërkohë që, investimet e kompanive kanë shënuar një rritje prej 1,5 për qind gjatë tremujorit të tretë, shpenzimet e konsumatorit kanë qënë stabël”, deklaroi Destatis.

Sipas të dhënave të Destatis, investimet në sektorin e ndërtimit kanë pësuar një rënie ndërsa shpenzimet qeveritare kanë qënë të qëndrueshme.

Gjithashtu, tregtia ka luajtur një rol kyç në rritjen e ekonomisë gjermane gjatë tremujorit të tretë të PBB-së pasi eksportet kanë shënuar një rritje më të madhe se importet.

”Gjatë tremujorit të tretë të vitit, eksportet u rritën me 1,7 për qind krahasuar me importet që shënuan një rritje prej 0,9 për qind “, njoftoi Destatis.

Kryeekonomisti i eurozonës , Claus Vistesen ka shprehur besimin se norma e rritjes ekonomike në vend mund të arrijë në 3,0 për qind këtë vit, shkalla më e lartë që nga viti 2011.

(Kosova Sot)