Kapen duke vjedh një veturë, arrestohen pesë persona

  • 24 November 2017 - 10:12
Kapen duke vjedh një veturë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri, të cilët u kapën duke vjedhur një veturë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur duke tentuar thyejnë një automjet, si dhe të njëjtit dyshohet se janë pjesëmarrës edhe në disa vepra tjera vjedhje. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa katër të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot)