Tragjike: Burri e rreh për vdekje bashkëshorten në Pejë

  • 24 November 2017 - 10:53
Tragjike: Burri e rreh për vdekje bashkëshorten në Pejë

Viktima ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj më datë 17 nëntor në Pejë.

“Sot më 23.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër K/Shqiptare e cila ka qenë duke u trajtuar pas lëndimeve që ka pësuar pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar për “vrasje të rëndë”.

(Kosova Sot)