LDK lëshon seancën e Kuvendit

  • 24 November 2017 - 10:55
LDK lëshon seancën e Kuvendit

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti me të filluar seanca e sotme e Kuvendit ka thënë që LDK-ja do ta lëshojë sallën e seancës. Kjo pasi që sipas tij dje në kryesi mbledhja është caktuar pa ndonjë konsensus.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dje u caktua seanca duke u përdorur fuqia e votës, dhe nuk pati kurrfarë konsensusi dhe për këtë ne sot do ta lëshojmë seancën e Kuvendit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)