Sekuestrohen 139 kg drogë në Janinë, në kërkim 21 vjeçari shqiptar

  • 24 November 2017 - 13:15
Sekuestrohen 139 kg drogë në Janinë, në kërkim 21 vjeçari shqiptar

Pas tre operacioneve që u ndërmorën dje, policia greke gjatë një aksioni të sotëm sekuestroi një tjetër sasi lëndësh narkotike ku dhe ka shpallur në kërkim një shqiptar.

Mësohet se operacioni u zhvillua në Dhrisko, në aksin e vjetër Janinë-Trikalla, ku u sekuestruan 139 kg 150 gr marijuanë. Kështu, në total bashkë me drogën e kapur sot, sasia e bllokuar është 300 kg.

Droga, e ndarë në pako, u gjet në një mjet të parkuar në rrugë. Ndërkohë, në kabinë të mjeti u gjet dhe një pako e vogël me 68.8 gr marijuanë. Nga hetimet e policisë, rezulton se mjeti është në pronësi të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u shpall në kërkim.

(Kosova Sot)