Hertica: Qytetarët po mashtrohen

  • 24 November 2017 - 14:03
Hertica: Qytetarët po mashtrohen

Sipas analistit Ali Hertica, Pulsi i fundit nga UNDP-ja, me të gjeturat e publikuara me të drejtë, ka konstatuar se kënaqësia e qytetarëve me punën e institucioneve ka arritur nivelin më të ulët, pikërisht nga mosfunksionalizmi i të gjitha institucioneve të shëtit, që nga fillimi i bllokimit nga disa subjekte politike dhe mungesa e perspektivës së vendit në të mirën e qytetarëve, që është pasqyruar edhe me mosdhënien e hapësirës për të vazhduar punën e institucioneve nga grupet e ndryshme politike të rebeluara në Parlament."Të gjeturat tregojnë se faktorët ekonomikë, siç është papunësia, varfëria e skajshme dhe korrupsioni në nivelin lartë të vendit po vazhdojnë të mbeten problemet më madhore, deri më tani pa shpresë për zgjidhje, për shoqërinë dhe politikën e Kosovës. Numri më i madh i respondentëve e konsiderojnë si shumë ose mjaft të rëndë- sishme korrupsioni dhe mashtrimi i popullit nga polikëbërësit matrapazë, të cilit po e shijojnë luksin e jetës së tyre në kurriz të qytetarit, duke zhvatur dhe duke vjedhur të gjitha pasuritë e shtetit", potencoi ai. 

"Tani, të gjitha zotimet, premtimet dhe projektet, të cilat po iu prezantohen qytetarëve në fushatat zgjedhore, qoftë në nivelin qendror apo në atë lokal, po mbesin mashtrime ordinere, nga të cilat po rritet pakë- naqësia dhe mosbesimi në këtë kastë politike. Këtë më së miri e ilustron edhe dalja e vogël në zgjedhjet e fundit lokale, e që në raundin e balotazhit dalja nuk arriti as në shkalën e 40% të trupit elektoral me të drejtë vote", u shpreh Hertica.

(Kosova Sot)