Kelmendi: Duhet reformë e thellë, me mbështetje amerikane

  • 24 November 2017 - 14:07
Kelmendi: Duhet reformë e thellë, me mbështetje amerikane

Analisti Naim Kelmendi ka vlerësuar se kjo qeveri e re do të duhej ta kishte prioritet sundimin e ligjit, ku një proces Vetting- u do të trondiste në themel sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim, ai thotë se Haradinaj në fillim e përmendi reformën e drejtë- sisë dhe shpreson se do të kontribuojë edhe në ditët në vijim për realizimin e kësaj reforme jetike për vendin, por që, sipas tij, VETTING-u duhet bërë nga ndërkombëtarët, bashkë me ndihmën e FBI-së amerikane.

"Pra, siç dihet Qeveria 'Haradinaj" ka nxjerrë disa plane për reformimin e drejtësisë dhe mbetet të shihet se a do të ketë vullnetin që të merret seriozisht Kuvendi me çështjet e drejtësisë për punët që i takojnë për ta reformuar në rrënjë këtë sistem, duke prekur e ndryshuar edhe pjesë të Kushtetutës së vendit, pra duke bërë sa më parë Ligjin e VETTING- ut për drejtësinë, të ngjashëm me atë që u bë edhe në Shqipëri, respektivisht për gjyqë- sorin, prokurorinë, policinë, si dhe për të gjitha institucionet e shtetit, sikur edhe për politikën në Qeverinë qendrore dhe në komunat kosovare dhe administratat publike komunale e qeveritare, me qëllimin e vetëm vetëpastrimin ligjor nga të korruptuarit dhe të tej inkriminuarit në institucionet e shtetit dhe në politikën e vendit", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. 

(Kosova Sot)