Të shtëna në Londër, evakuohet stacioni i metrosë

  • 24 November 2017 - 19:00
Të shtëna në Londër, evakuohet stacioni i metrosë

Një incident ka ndodhur në stacionin e metrosë “Oxford Circus” të Londrës.

Mediat raportojnë se stacioni është mbyllur përkohësisht, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie që bënë edhe evakuimin.

 “Policia po i përgjigjet një incidenti të ndodhur në stacionin Oxford Circus”, sqaron Policia Londineze në Twitter, por nuk tha detaje të tjera për ngjarjen.

BBC raporton se policia ka paralajmëruar njerëzit që të shmangin zonën rreth metrosë.

(Kosova Sot)