Fshati ku çdo familje shqiptare ka 1 anëtar në Britani!

  • 25 November 2017 - 09:23
Fshati ku çdo familje shqiptare ka 1 anëtar në Britani!

Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar serish nje shkrim shqiptareve dhe kryesisht emigracionit dhe futjes ilegale te shqiptareve ne kete shtet.

Ajo shkruan se ka disa faqe ne rrjetin social Facebook, ku postohen rregullisht foto dhe “selfie” te shqiptareve qe festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. 

“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me duart qe tregojne flamurin shqiptar, “selfies” e adoleshentëve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës”, shkruan “Daily Mail”.

Me tej shkrimi vijon: “Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshem lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanise të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre ne menyre ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie ose në “mëshirën” e kriminelëve”, sipas një investigimi te Daily Mail”.

"Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë”, shkruan ‘Daily Mail”.

Një foto te ciles i referohet media britanike tregon një shqiptar në një furgon i cili teksa e ka postuar imazhin ne rrjetet sociale, shkruan: ‘Me shpresen e Zotit, unë do të jem në Angli per Vitin e Ri’.

Image

Një tjetër foto tregon disa të rinj që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, me tuba frymëmarrjeje për të marrë ajër të pastër.

Image

 

(Kosova Sot)