Transplanti i parë i duarve, tek një 8-vjeçar (Foto)

  • 30 July 2015 - 15:09
Transplanti i parë i duarve, tek një 8-vjeçar (Foto)

Mjekët e spitalit të fëmijëve në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara kanë realizuar për herë të parë në histori një operacion të jashtëzakonshëm, falë të cilit një 8-vjeçar ka rifituar të dy duart.

Vogëlushi Zajon Harvei, i cili i kishte humbur të dy duart dhe këmbët për shkak të një infeksioni kur ishte vetëm dy vjeç, tani do të ketë mundësi të përdorë duart për herë të parë.

DJALI-PA-DUAR

Kirurgu Ckot Levajn, i cili kryesoi skuadrën prej 40 anëtarësh që kryen me suskes operacionin, tha që kjo arritje është vetëm hapi i parë për atë që mund të arrijë mjeksia moderne në transplantin e gjymtyrëve për fëmijë. Edhe pse transplantet e gjymtyrëve te të rritur janë realizuar për herë të parë në Francë në vitin 1998, dhe në SHBA një vit më vonë, te fëmijët procedura ishte shumë më e ndërlikuar, çka ka shtyrë edhe operacionin e parë tek ata me mbi 15 vjet, transmeton shekulli.

DJALJI2

8-vjeçari Zajon tha para gazetarëve, se duart ishin një ëndërr që bëhej realitet, pasi gjithçka që kishte dashur të bënte, ishte të luante me top… Megjithatë ai pranon që edhe nëse nuk do të kishte pasur sukses operacioni, ai nuk do të ishte mërzitur.

Ai ishte një ndër kandidatët e shumë për operacionin eksperimental, por sipas mjekëve ishte më i favorshmi për shkak se kishte kryer më parë një transplant veshke dhe merrte mjekime në mënyrë që trupi t’ia pranonte atë.



DORA

fas