Ironia e Ramës: S'mbaj termometër për Metën

  • 30 July 2015 - 15:28
 Ironia e Ramës: S'mbaj termometër për Metën

Teksa kanë tentuar gazetarët sot që të ngacmojnë Ramën në lidhje me marëdhëniet me Metën, përgjigjja ka qënë ironike, duke bërë me dije se ai nuk mban termometër.
Ai ka shmangur një koment të drejtëpërdrejtë sot lidhur me marrëdhënien me kreun e LSI-së Ilir Meta.
"Termometrin e mbani ju, unë s'mbaj", ka thënë ai plot humor, raportojnë mediat shqiptare. Kjo pyetje vjen pasi në media flitet për një ftohje mes tij dhe Metës, që është komentuar se ka ndodhur pas 21 Qershorit.