Kumanovë, policia në kërkim të kosovarit të dyshuar për vrasje

  • 30 July 2015 - 15:43
Kumanovë, policia në kërkim të kosovarit të dyshuar për vrasje

Policia ende është në kërkim të 35-vjeçarit Beqir N. nga Vitia e Kosovës, i cili vrau babain dhe plagosi vëllain e ish bashkëshortes në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë.

Mbrëmë është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Nakushtak të Likovës, që dyshohet se është e 35-vjeçarit. Por, nga Policia e Kumanovës thonë se akoma nuk është vërtetuar nëse automjeti është i të dyshuarit apo jo, shkraun albeu.

Të afërmit e familjes, thonë se Adnan N, mbrëmë është operuar në një nga klinikat e Shkupit dhe gjendja e tij shëndetësore është ende kritike, derisa i ndjeri Riza është varrosur në varrezat e Kumanovës.

Incidenti i ndodhur ditë më parë ka shpërthyer pasi që dhëndëri nga Kosova ka hyrë në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe ka kërkuar që të marrë djalin e tij, për të cilin përkujdesej ish-bashkëshortja. Por, zënka verbale përfundoi me përdorim armësh.