Rreth 1 mijë policë pritet të dalin në pension të parakohshëm

  • 30 July 2015 - 18:58
Rreth 1 mijë policë pritet të dalin në pension të parakohshëm

Rreth një mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës pritet të pensionohen me Ligjin i cili do t’i dedikohet pensionimit të parakohshëm të Policisë së Kosovës. Ndërsa, pensioni i policit të pensionuar do të jetë 70% e pagës bruto dhe se vlerësohet si një pension i dinjitetshëm. Ministria, Komisioni dhe Sindikata po punojnë intensivisht që projektligji të jetë në Kuvend gjatë këtij viti.

Rreth 8 mijë pjesëtarë sa ka Policia e Kosovës rreth 4 mijë e 200 policë janë të moshës 40-vjeçare, 2901 të moshës 46-vjeçare, dhe 969 policë të moshës 55-vjeçare dhe ajo çfarë po kërkohet tash për tash është miratimi sa më i shpejt i projekt ligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës .
Se Ministria e Punëve të Brendshme si sponsoruese e këtij projektligji është duke u marr seriozisht me dhe rreth hartimit të projektligjit, konfirmon edhe vetë ministri Skënder Hyseni, raporton radio Dukagjini.
Ky projektligj tashmë është harmonizuar në mes të Ministrisë, drejtorisë së përgjithshme të PK-së por edhe Sindikatës së PK-së, e kryetari i kësaj të fundit Shaban Tasholli i ka thënë se sindikalistët e PK-së janë të kënaqur me draft dokumentin sepse polici pas pensionimit merr një pension të dinjitetshëm.
Pas miratimit të këtij projektligji pensionohen rreth 1000 pjëstarë të Policisë së Kosovës.
Kryesindikalisti Tasholli vlerëson se do të ketë mungesë të policëve të graduar .
Miratimin sa më të shpejt të projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policës së Kosovës tashmë po e kërkon edhe Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri.
Kryetari i komisionit Daut Haradinaj thotë se një projektligj i tillë është në favor edhe të Policisë por edhe të qytetarëve të Kosovës, dhe pret që këtë vit të dërgohet në Kuvend për votim.
Edhe përvoja e punës për pjesëtarin e Policisë së Kosovës do të njihet me këtë projektligj, pra nëse pjesëtari i Policisë ka 30 vjet përvojë pune në këtë institucion dhe nuk ka moshën 55 vjeçare, me dëshirën personale të tij apo saj, mund të shkoj në pension.