Rama: Pos shqiptarëve, edhe anglezët e norvegjezët janë pjesë e kauzës barbare të ISIS-it

  • 30 July 2015 - 19:24
Rama: Pos shqiptarëve, edhe anglezët e norvegjezët janë pjesë e kauzës barbare të ISIS-it

Edi Rama ka thënë se nuk janë vetëm shqiptarët që janë bërë pjesë e kauzës barbare të ISIS’it. Ai ka thënë se pjesë e barbarisë janë bërë edhe anglezët, norvegjezët, danezët. Prandaj, ai ka thënë se kush mendon se shqiptarët janë problem atëherë ai ka probleme me vetën dhe shqiptarët.

Nuk do ketë ndryshime në Qeverinë shqiptare në muajin shtator pas pushimeve, por se shteti do të nis një valë të re aksioni si me energjinë elektrike dhe karburantin, ndaj të gjithë atyre që nuk kanë paguar taksat.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ku para gazetarëve ka folur për bilancin e 300 ditëve të dyta të qeverisë së tij.