Daçiq akuzon Prishtinën, thotë se do ta luftojë pranimin e Kosovës në UNESCO

  • 30 July 2015 - 19:39
Daçiq akuzon Prishtinën, thotë se do ta luftojë pranimin e Kosovës në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pala shqiptare në Kosovë për nevoja të politikës së brendshme po e pengon arritjen e marrëveshjes për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Serbia do të bëjë çdo gjë që mundet që ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, që është hap i dëmshëm në aspektin politik dhe atë të trashëgimisë kulturore”, transmeton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që ta parandalojmë rishkrimin e historisë, sepse arsyeja kryesore e propozuesve është që trashëgimia kulturore serbe të bëhet kosovare”.