Serbi Gravriq tri herë kishte ardhur me eksploziv në Prishtinë

  • 30 July 2015 - 19:43
Serbi Gravriq tri herë kishte ardhur me eksploziv në Prishtinë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, ka prezantuar aktakuzën kundër serbit Gavriq.

Vetë i akuzuari Gavriq, por edhe avokatët mbrojtës të tij, kanë thënë se aktakuza nuk është e formuluar mirë. Zhivojin Jokanoviq, avokat mbrojtës i Gavriqit i cili para gazetarëve ka folur shqip, ka thënë se vepra me të cilën akuzohet klienti i tij nuk ka të bëjë me terrorizëm.

Sipas tij, klienti i tij është kapur në Prishtinë vetëm herën e tretë pasi që ka ardhur në Kosovë, pasi që edhe dy hera tjera me të njejtën materie eksplozive kishte udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Jokanoviq ka shtuar se qëllimi i Gavriqit ishte shitja e eksplozivit, e jo kryerja e ndonjë akti terrorist.