Të premten reshje lokale shiu dhe zbritje e lehtë e temperaturave

  • 30 July 2015 - 20:37
Të premten reshje lokale shiu dhe zbritje e lehtë e temperaturave

Edhe gjatë ditës së sotme, në vendin tonë vazhdoj të mbetet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, megjithë parashikimet që sot gjatë mbrëmjes të kishte mundësi për riga lokale shiu. Temperatura maksimale edhe sot në Prishtinë arriti në 35C.

Gjatë ditës së nesërme një front i ftohtë pritet të depërtojë në rajon, duke sjellur në vendin tonë mot pjesërisht të vranët, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende do të ketë edhe reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të pësojnë zbritje të lehtë në 30C, e minimalet deri në 17C. Era do të fryejë nga verilindja 4-9m/s.

Të shtunën, në ditën e parë të muajit gusht pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërkaq ditën e diel dhe të hënë sërish pritet të ketë reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 31C deri në 33C, e ato minimale nga 15C deri në 18C. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 1-7m/s, e ditën e diel edhe nga lindja-juglindja 2-4m/s.